Kina do të lërë pas SHBA si ekonomia më e madhe në botë para fundit të dekadës pasi ka regjistruar tashmë një performancë më të mirë se rivalja e saj gjatë pandemisë së koronavirusit.
Qendra për kërkime mbi ekonominë dhe biznesin tha se vlera e ekonomisë kineze e matur në dollarë do të kapërcejë atë të SHBA-në 2028, gjysmë dekade më herët nga sa parashikohej një vit më parë, nëse ritmet do të vazhdojnë të jenë të njëjtat.
Në parashikimin për rritjen e 193 vendeve të botës, grupi britanik i konsulencës thotë se kina e ka marrë veten më shpejt nga pasojat e koronavirusit dhe mund të rritet me 2 për qind këtë vit.
Me SHBA që pritet të kontraktohet me 5 për qind këtë vit, kina do të ngushtojë diferencën me rivalen e tij më të madhe. Në total, produkti i brendshëm bruto parashikohet të shënojë rënie me 4.4 për qind këtë vit, në rënien më të madhe një vjeçare që nga lufta e dytë botërore.
Top Channel