Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 08°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA