Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Korçës, mëngjesin e kësaj të premte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 ose siç njihet ndryshe si lagjja e Radanecit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë gjendur pesë gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Mësohet se autori, të cilin policia ka arritur ta identifikojë, ka qëlluar 5 herë në ajër dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe janë vendosur në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po kqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel