25/11 22:20
Aeroplani “Boeing 747” nga Yakutia ka rrëshqitur nga pista e aeroportit “Vnukovo” në Moskë.
“Aeroplani që për destinacion kishte Nerjungri-Moskë, derisa po zbriste në aeroportin Vnukovo ka dalë nga pista për më shumë se 30 metra”, sipas njoftimit.
Në aeroplan ishin 109 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, e deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Sipas të dhënave preliminare, aeroplani nuk ka pësuar ndonjë dëmtim. E sipas pamjeve amatore të publikuara më poshtë, shihen se si pasagjerët largohen nga aeroplani duke u nisur në drejtim të terminalit.
Në anën tjetër autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se është mbyllur përkohësisht aeroporti për shkak të këtij incidenti.
Top Channel