Një mesazh që na bën të mendojmë. Francezi Eric Vigner, i përcaktuar si një ndër dhjetë regjisorët (e teatrit) më të mirë të kohës, i shkruan studiuesit Përparim Kabo në lidhje me botimin e tij të fundit “Antropologjia e Artit”. “Do ta lexoj me përkthyes”, i thotë ai në mesazhin e tij. Po shqiptarët sa lexojnë? për këtë kam në bisedë prof. Kabon.
“E para, ai thoshte një pjesë Shqipëri, po hyn në shtëpinë time. Dhe e dyta, me përkthyes do ta lexoj librin. Kjo më bëri të reflektoj. Pyetja që i shtrova vetes, dhe që ja shtrova miqve në facebook është; Po shqiptarët a lexojnë? Kjo është një çështje e rëndësishme e shoqërisë sonë. Mendoj që pjesa më e madhe, përfshirë dhe të rinjtë lexojnë shumë pak, ose nuk lexojnë. Kemi disa që lexojnë keq, ose nuk janë të orientuar mirë.”
Shoqëria e spektaklit dhe marrjes shpejt e aty për aty të informacionit po merr gjithmonë e më shumë përparësi. Kjo vihet re edhe në stilin e jetesës. Nëpër baret tona të rinjtë me libër në dorë janë të rrallë. E kundërta ndodh në kryeqytet e tjera evropiane.
Kjo ndodh, sepse studimet e thelluara janë investime kulturore, që kërkojnë vullnet, tejshikueshmëri dhe të vendosësh objektiva në etën tënde. Ndërsa sensacioni prodhon një gëzim ose hidhërim të çastit. Pra, ka të bëjë me ndjenja të përkohshme që nuk e ndihmojnë njeriun në orientimin e tij në jetë dhe në investimin e tij për karrierën.
A ka ndikim media në këtë?
“Sigurisht. Ne ende nuk kemi media të specializuar që punojnë me librin, për librin, dhe për lexuesin”.
Kush është mesazhi i nënfshehur i Eric Vigner. Kjo do të thotë që të huajt dënjojnë të lexojnë libra të shkruar nga shqiptarët. Dhe shqiptarët nga ana tjetër janë skeptikë për këtë?
Ky është një mesazh shumë i zgjuar ala francoise që i tregon shqiptarëve që Shqipërinë e kulturuar e keni atje.
Top Channel