Këngëtari thotë se pas performacës në festivalin e fundvitit është kërcënuar me jetë.
Veshjet e tij janë cilësuar nga shumë persona si femërore, që çojnë në degjenerim dhe i prishin imazhin festivalit.
Mirudi tha në “Shqipëria live” se vazhdimisht e kërcënojnë me mesazhe në rrjetet sociale por kjo nuk i bën përshtypje.
“Është një veshje artistike, nuk e kam bërë krejtësisht i vetëm, kam pasur stilist dhe drejtor krijues, edhe festivali ka qenë në dijeni dhe më ka mbështetur”.
I pyetur nëse këtë veshje e zgjodhi për vëmendje, Muradi tregon se ishte plotësisht i fokusuar te kënga,- “Veshjen e kam dashur ta bëj ashtu, është edhe pjesë e punës time në New York, por kënga ishte mbi të gjitha.”
Sipas këngëtarit, e kanë kërcënuar dhe bullizuar njerëz që as nuk e kanë dëgjuar këngën por kanë parë vetëm foton, ndërsa kënga nga ata që ndoqën festivalin ka marrë një “feedback” shumë pozitiv.
Mirudi konkuroi në Festivalin e 59-të të këngës në RTSH me këngën “Nëse Vdes”.
Top Channel