Policët thanë se kishin dëgjuar një të shtënë pasi kishin lënë 32 vjeçaren Amanda Elbert, të priste në sediljen e parë të makinës së policisë, teksa po hetonin aksidentin automobilistik ku ajo ishte përfshirë.
Gruaja raportohet se ka vrarë veten me armë teksa priste në makinën e policisë, pasi nje aksidenti me makinën ku po udhetonte.
Incidenti ndodhi pasi oficerët e policisë së Gas City u thirrën të verifikonin aksidentin e një makine që ishte përplasur me një shtyllë elektrike.
Kur ata erdhën gjetën makinën tip Chevrolet Impala të përplasur me shtyllën.
Zonja Elbert ishte në sediljen e pasagjerit, ndërsa drejtuesi i makinës raportohej se ishte larguar në këmbë nga vendngjarja. Pasagjerja tha se nuk ishte plagosur në aksident, por meqënëse jashtë ishte ftohtë, oficerët i thanë të qëndronte në makinën e tyre deri në kryerjen e hetimeve të rastit.
Në vendngjarje erdhën dhe mjekët por zonja Elbert refuzoi trajtimin pasi nuk ishte plagosur.
Teksa oficeret po inspektonin mjetin Chevrolet para se të tërhiqej nga mjetet e rënda, një e shtënë arme u dëgjua nga makina e policisë.
Elbert kishte qëlluar veten me një pistoletë që kishte marrë nga çanta e saj. Mjekët shkuan shpejt në ndihmë të saj por ajo u shpall e vdekur.
Hetimet vazhdojnë.
Top Channel