Gjon Stefa, besimtari që ndërtimin e “Betlehemit” e ka kthyer në traditë
25/12/2020 14:10
Gjon Stefa nga Shkodra tregon në “Shqipëria live”, grazhdën që “imiton” momentin e lindjes së Krishtit.
Shumë besimtarë të krishterë kanë një grazhdë të tillë në shtëpitë e tyre për festa, por ajo e Gjonit është mjeshtëri më vete.
E punuar në detaje, e pasuruar me elementë që i ka ndërthurur me shumë kujdes. Në veprën e tij, Gjoni ka portretizuar foshnjën e sapolindur, barinjtë që morrën vesh të parët lajmin, dijetarët që e dinin dhe e prisnin ardhjen e Jezusit.
Ai thotë se edhe gjatë komunizmit, kur feja ishte e ndaluar, ndërtonte një grazhd të vogël, -“Familja ime e festonte Krishtlindjen edhe atëherë. E ndërtoja grazhdën në fshehtësi, e lija poshtë pemës, pak si fshehur”.
Top Channel