“U kthye Qaniu”- plasin batutat në Open mes Gaz Pajës dhe Ed Manushit

24/12/2020 23:00

Sonte kjo puntatë e Open i është dedikuar festës së Krishtlindjeve. U bë një lidhje direkte me aktorin e njohur të Portokallisë, Gaz Paja.

Ai në Open tha se gjatë kësaj kohe ka qenë në punë por puna pa publik është vrasje për aktorin. Paja bëri një gabim në artikulimin e një fjale, gafë që ia vuri në dukje nga Ed Manushi.

Pjesë nga batutat:

Paja: Kam qenë gjatë gjithë kësaj kohë në punë. Por nuk kemi publik në sallë. Kjo është një vrasje, një karakiri për aktrimin e artin.

Manushi: Gaz, arakiri apo karakiri e the?

Paja: O Manush, u kthye Qaniu…

Manushi: Unë bëj gafa, gabimin tënd e kapi Grida. Ti këtë vit apo vitin tjetër je bërë më vajzë.

Paja: Ty të lumtë goja për vajzë, por unë këtë vit u bëra me djalë.

Eni Vasili: Manush, covidi paska prekur pak memorien.

Manushi: Gaz, 2020 ka qenë një vit i mirë për ty.

Paja: Po, është e vërtetë. Uroj që kjo festë të na bashkojë. Të bëjmë pushim ato që protestojnë, politika. Të gjithë njëlloj jemi. Le të çojmë gotat dhe bëjmë gëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA