Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren Manastirliu ka zhvilluar takim me efektivin e Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, bashkëshorten dhe prindërit e tij, pas transplantit me sukses të syrit në qendrën e specializuar për ushtarakët e plagosur në Turqi.
I ati i Fadilit tregon për operacionin e vështirë që i biri kaloi dhe i shpreh mirënjohjen shtetit dhe ambasadës turke.
“Mjekët kanë bërë një punë shumë të mirë, kanë ndenjur 6-7 orë në operacion. I jam mirënjohës shtetit mjekëve, ambasadës turke, gjithë stafi, keni bërë të pamundurën për djalin tim”, tha ai.
Kryeministri Rama tregon merakun dhe rreziqet që ky operacion do të haste, por që gjithçka ka përfunduar me sukses.
“Kisha fol direkt me presidentin dhe menjëherë dha urdhër, sepse ajo që shpesh herë nuk duan ta kuptojnë njerëzit është që spitali jonë ka barë fazën e parë, shpëtimin e masës së syrit dhe pastaj kjo ndërhyrje është bërë në spitalin e ushtarakëve. Unë isha shumë në merak, sepse edhe mjekët kishin shqetësimin mos kishte rrezik transporti, ishte hemorragjia e mundshme kështu që duhet të kishte garanci. E ka ndjek ministrja hap pas hapi, e kemi marr këtë opinion nga mjekët që nëse nuk do ishte bërë faza e parë me kaq profesionalizëm do ishte e pamundur faza tjetër. Ata janë shumë të kënaqur me rezultatin, derisa të provohet nga ai nuk kemi ça flasim. Ata kanë thënë që ne kemi arritur sukses”, tha Kryeministri Rama.
Kryeministri i drejtohet nënës së Fadilit duke i thënë: “Ja ke fal dritën e syve dhe ne duhet ta mbrojmë dritën e syve”.
“Është normale që në ato moment ajo nevojë është të thuash që unë bëra maksimumin. Ata thanë që kjo është një ndërhyrje që bëhet në shumë pak vende të botës, ne morëm menjëherë masa”, shton më tej Kryeministri.
Ndërkohë, ministrja Manastirliu u shpreh se ka qenë një ndërhyrje shumë e vështirë dhe e ka ndjekur hap pas hapi.
Top Channel