
24/02 19:13
Ditën e sotme në “Për’Puthen” u transmetua një takim tepër romantik midis Anës dhe Fatjonit. Një kuti me çokollata dhe trëndafila që simbolizojnë dashurinë dhe mirësinë, ishte kjo dhurata e Fatjonit për Anën, në takimin e sotëm.
Menjëherë kanë nisur debatet mes Melisës dhe Anës në studio, ku nuk kanë munguar as ofendimet.
Melisa: Ai flet ca fjalë, një trëndafil që përfaqëson dashurinë dhe mirësinë. Po dashurohesh ti?
Fatjoni: Atë që kam qef do ja jap të gjithëve. Trëndafili atë simbolizon.
Ana: Pjeshkë jam unë dhe e solli në ngjyrë pjeshke!
Melisa: Më dukesh si pjeshkë e stazhionuar.
Ana: Do e shohim se kush është!
Top Channel