Grida Duma në Open dha mesazhin se në këto Krishtlindje në pandemi, është e rëndësishme të kemi besim.
Grida Duma: Reflektuese është dhe tavolina, po e shihja me admirim Ritën dhe ta shohësh prapë jetën me syrin e jetës. Ka qenë vit i vështirë, tërmeti dhe pandemia.
Duket se tani kemi nevojën të reflektojmë për gjëra përtej njerëzores. Është një moment, që unë personalisht kam një urim, qofsh me besim diku, është e nevojshme të besosh diku. Ky është një moment që në të keqen e vetë t’i marrim një të mirë, se pse ne na mungon institucioni i besimit.
Unë besoj në Zot, kush beson ka një forcë më të madhe se vetja. E dimë që njeriu është gjë e vogël në këtë jetë, vuajmë nga deliret e mëdha. Prandaj këtë vit ku morëm shuplaka të mëdha, të reflektojmë. Sot jam në një qëndrim që shkenca nuk mund të ecë pa besimin shpirtëror.
Top Channel