Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Pas nisjes së punës së linjës së interkonjeksionit me Kosovën, është në kantier ndërtimi edhe linja me Maqedoninë e Veriut.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në konferencën e radhës “Ekonomia në fokus”, ndërsa shtoi se po shikohet mundësia e zgjerimit të tregut edhe në drejtim të Malit të Zi dhe Italisë fqinje.
“Ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër dhe projekti i linjës me Maqedoninë janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes mes operatorit shqiptarë dhe atij të Kosovës të shpërndarjes, duke sjellë një etape të re në sektorin e energjisë. Jemi në një proces të zgjerimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi, duke pasur parasysh që rrjetet e energjisë po zhvillohen gjithmonë e më shumë”, tha Rama.
Qeveria ka shprehur angazhimin për të çuar më tej reformën në sektorin energjetik. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pas Karavastasë dhe Spitallës, do të hapet së shpejti një tjetër ankand për një park të ri diellor në vend.
Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: “Po planifikojmë një projekt të ri. Së shpejti do të kemi një tjetër ankand për park fotovoltaik. Ekspertët po kryejnë studimin për të parë zonën ku është e nevojshme ngritja e këtij parku për të definuar më pas të gjitha detajet.”
Teksa ka pranuar se prodhimi i energjisë elektrike mbetet ende një sfidë e madhe, Balluku shprehu bindjen se me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës dhe ndërtimin e parqeve diellore, Shqipëria do të kthehet në një fuqi eksportuese të energjisë elektrike.
Top Channel