Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme në skenën dhe ekranin shqiptar Letërsia dhe kujtesa janë dy elementë të pandashëm nga njëri tjetri. këtë vit kemi shumë për të dëshmuar. Një vit pandemik, ashtu sikurse prej një shekulli bota nuk e kishte përjetuar.
Por, si është pasqyruar kjo në letërsinë e 2020? Nga autorët e konsoliduar dhe ata të rinj. Dhe a ka mundur letërsia të sfidojë pandeminë?
Shumë autorë në Shqipëri dhe në botë e kanë lidhur krijimtarinë e këtij viti me pandeminë, duke dashur të kuptojnë filozofinë e të keqes. Në fillim ngritën pikëpyetjen se çfarë ishte kjo që kishte pushtuar njerëzimin? Me realitetin dhe trillimin e fantazisë së tyre ata sollën historitë e reja nëpërmjet letërsisë së një viti pandemie.
Alda Bardhyli: Kujtoj këtu vëllimin me tregime Bella Ciao të Vera Bekteshit, i cili tashmë është në duart e lexuesit. Kemi rikthimin e Fatos Kongolit , një autori të konsoliduar, i cili kërkon të shpjegojë përmes librit “Stinë Pandemie”, mënyrën se si njeriu shqiptar u përball me këtë virus të rrezikshëm”.
Gjatë këtij viti rëndësi të madhe mori sidomos leximi online. Temat mbizotëruese mbetën gjithmonë ato që preknin pandeminë dhe kjo e fundit ishte ngacmuese si subjekt për shumë autorë.
Në letërsinë shqipe u shfaqën të paktën edhe katër autorë të rinj që botuan librat e tyre të karantinës.
A ka mundur letërsia ta sfidojë pandeminë?
“Letërsia do të ketë gjithmonë mjetet e saj që janë as[ak të ngjashme me mjetet e arteve të tjera. Rritja e teknologjisë apo globalizmit ka arritur të tregojë që mjetet e saj do të jenë gjithmonë të fuqishme dhe do të jenë ato që do ta çojnë njerëzimin përpara”.
2020 ishte një vit ideal për t’ju rikthyer leximit. Ky i fundit shepsh herë balancoi momentet e vështira nëpër të cilat kaluam. Aq sa leximi u shndërrua si edhe në një moment joshjeje.
Top Channel