Kosovë: Pagesa shtesë për policët e angazhuar në pandemi

24/12/2020 22:51

Zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët janë angazhuar në luftimin e pandemisë së COVID-19, do të shpërblehen me pagesë shtesë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Për secilin nga këta muaj, policët do të marrin nga 100 euro shtesë.

Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës në detyrë gjatë një mbledhjeje të cilën e ka mbajtur të enjten në formën online.

“Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policorë, nga 100 euro në muaj për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pagesa shtesë për policët që janë angazhuar gjatë pandemisë, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, 1.598.100 euro.

Që nga muaji mars në Kosovë disa herë janë marrë masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Përveç inspektorëve sanitarë, në mbikqyrjen respektimit të vendimeve për kufizime të lëvizjes, mbajtje të maskës, distancë fizike dhe masave tjera, janë angazhuar edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Top Channel