Kryeministri e Edi Rama në një komunikim me gazetarët këtë të enjte është shprehur se vaksina në vendin tonë do të nisë brenda dy muajve të  2021.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se BE në ndarjen që ka bërë për shpërndarjen e vaksinës ka vepruar në mënyrë të padrejtë pasi për Ballkanin Perëndimor ka theksuar se do të lërë tepricat por çështja është se nuk ka asnjë tepricë për të pas një gjë të tillë.

Ndërkohë i pyetur nëse do të vaksinohet live kur të vijë vaksina në Shqipëri Rama ka thënë se kjo mbetet për tu parë.

“Nuk e di të ketë marrë përgjigje nga Covax. Jemi në një pozicion as më shumë as më pak të ngjashëm me vendet e rajonit. Edhe BE është në pozicion të vështirë të një planifikim tej mase i fryrë dhe shumë larg mundësive. flitet për doza më pak se nga sa ishte parashikuar. Vaksinimi im live apo me regjistrim është një  çështje që do ta shikojmë në momentin e duhur.” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA