Çfarë do bënit nëse keni vetëm 2 ditë kohë? Pipero habit panelistët, ja si përgjigjet mjeku i njohur
24/12/2020 22:14
Sonte kjo puntatë e Open i është dedikuar festës së Krishtlindjeve. Gjatë fjalës së saj poetja Rita Petro foli për rëndisinë e kësaj provokoi me pyetjen se çfarë do bënin nëse do kishin vetëm 2 ditë kohë?
Panelistët u habitën nga përgjigjia e doktor Pëllumb Piperos. Pipero tha se do të vazhdonte të punonte dhe të shpëtonje jetë njerëzish.
“Jua them me sinqeritetin më të madh. Po të kisha vetëm 2 ditë kohë do të qëndroja në spital dhe do të vazhdoja punë si mjek për të shpëtuar jetë njerëzish”- tha Pipero.
“Shumë e bukur kjo. Si violinistët te filmi i Titanikut”- ndërhyri Rita Petro.
Top Channel