Aktori i famshëm amerikan, Cameron Douglas është bërë baba për herë të dytë.
Aktori 42-vjeçar dhe partnerja e tij, Viviane Thibes mirëpritën një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ryder.
“Mirë se erdhe djali im, Ryder T.Douglas”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Ulur pranë tyre ishte edhe vajza e tyre tre vjeçare Lua Izzy. Gjyshi i saj i famshëm, Michael Douglas, komentoi në foton e ëmbël.
“Kaq i lumtur për Vivian dhe ty. Çfarë surprize për pushime” shkruan ai.
Në janar 2020, autori i “Long Way Home” ka folur haptazi për “Tucker Carlson Tonight” në lidhje me varësinë e tij nga droga. Për vite me radhë, luftoi me varësitë ndaj kokainës dhe heroinës.
“Besoj se momenti kur fillova të ndryshoj drejtim ishte kur m’u dha dënimi im i dytë. Në atë moment, unë e dija se kisha dy shtigje të hapura për mua, dhe një rrugë që ndoshta nuk do ta kisha bërë prapa”, tha ai.
Top Channel