​Ja kush do të jetë zëvendësimi i Tuchel tek PSG

24/12/2020 13:05

Gjigantët francez kanë kthyer kokën nga ish trajneri i Tottenham Hotspur.

Ish trajneri i Tottenham Mauricio Pochettino, thuhet se do ta zëvendësojë Thomas Tuchel tek Paris Saint-Germain, raporton “RMC Sport”, përcjell KosovaPress.

Kampionët e Ligës 1 janë duke i bërë disa ndryshime festive në klub, duke e parë që nuk kanë qenë në një periudhë të mirë, me rezultate jo të favorshme, dhe kanë identifikuar Pochettinon si zëvendësim të shkëlqyer të Tuchel.

Top Channel