Plehrat hidhen pranë lagunës/ Bashkia e Divjakës i depoziton në një zonë të mbrojtur

23/12/2020 15:30

Banoret e fshatit Gure në Divjakë thonë se mbetjet e kësaj bashkie depozitohen në një nga zonat e mbrojtura 500 metra larg lagunës së Karavastasë.

Sipas vendasve kjo ndodh prej më shumë se 6 vitesh. Të gjitha ujërat që vijnë nga kodra kalojnë në kanalin i cili është rrethuar nga mbetjet duke kulluar më pas në tokat e fermerëve, për të përfunduar më tej ne lagunën e Karavastasë. Banoret thonë se pasojat nga kjo ndotje kane nisur te dalin ne pah.

Në vitin 20014 këshilli i komunës Remas vendosi qe ta kthente në një vend grumbullimi për mbetjet e bizneseve gjë  e cila nuk u miratua nga ana e  ish –nen prefektit i Lushnjes Ilir Dervishi.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA