Open/ Inxhinieri Sinan Çelo, 84-vjeç, tregon momentin e bërjes së vaksinës
23/12/2020 22:11
Inxhinier Sinan Çelo ishte një ndër shqiptarët e parë që mori vaksinën në Britani.
84 vjeçari tregoi në Open eksperiencën e tij: Si fillim mjekët donin të dinin nëse isha i sigurt që doja ta bëja dhe më 18 dhjetor do paraqitesha për të bërë vaksinën. Më kontrolluan për shëndetin paraprak, për alergji të mundshme dhe më pas e bëra vaksinën. Isha i emocionuar dhe i dyzuar se çfarë nuk kisha lexuar, por vaksinën do e bëj patjetër thashë .
Gjeta dhe shumë njerëz të tjerë të moshës time në radhë, ishte injeksion njësoj ai ai i gripit, më se i zakonshëm. Më 8 janar do shkoj për dozën e dytë. Kam dhe një dokument ku shkruhet se kam bërë vaksinën.
Top Channel