Ndalimi i udhëtimeve me Britaninë/ Mjeku Ulqinaku në Open: Politikë e dështuar, duhen masa specifike

23/12/2020 21:44
Mjeku Dritan Ulqinaku

Mutacioni i ri i COVID që është shfaqur fillimisht në Britani të Madhe dhe është përhapur në disa shtete ka krijuar frikë në të gjithë botën.

Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se ndalimi i udhëtimeve të shumë shteteve me Britaninë është një politikë e dështuar dhe po bëhet për të vënë nën presion shtetin sepse ka dyshime se mos fsheh informacion.

Ai thotë se e gjitha që duhet të bëhet është bashkëpunimi dhe masa specifike karantinuese.

“Që në shtator ka qarkulluar, është e pamundur të frenohet e vetmja që duhet të ndryshojmë është të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Puna është bashkëpunimi ose masa specifike karantinuese. Nuk them që është politikë e zgjuar mbyllja, është presion frenimi i lëvizjes me Britaninë. Sa makina lëvizin në Britani, sa emigrantë kalojnë nën maune, janë masa për të vënë nën presion Anglinë sepse frika është se mos fsheh informacion. Mbyllja është politikë e dështuar”, tha Ulqinaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA