Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar çiftin Princeshë Elia dhe Princ Leka për vajzën e tyre të vogël Geraldine.

Ai ka përcjellë një mesazh pas kartolinës për Krishtlindje të tyre. Meta e ka uruar që të ketë jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe evropiane.

“I uroj Princeshës së vogël Geraldine, yllit të bukur e më të shndritshëm të kësaj Krishtlindjeje, pasardhëses së re të familjes mbretërore, të ketë jetë të gjatë dhe të trashëgojë vlerat më të mira shqiptare dhe europiane, pjesë e pandashme e gjakut të saj. Gëzuar festat edhe për të dy prindërit e mrekullueshëm, Princeshë Elia dhe Princ Leka!”, shkruan Meta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA