Në kantierin e Laçit ku po vijon puna për ndërtimin e lagjes së re me financimin kryesor nga qeveria turke, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimet e reja do të transformojnë tërësisht pamjen e qytetit.

Gjatë ceremonisë në kantierin e Laçit me pjesëmarrëës edhe të qeverisë turke, Rama tha se këto investime do t’i shërbejnë ekonomisë së qytetit dhe do ta bëjnë atë më mikpritës. ai tha se ka nisur gjithashtu puna për transformimin e rrugës që të çon në vendin e shenjtë të Kishës së Shna Ndout.

 “Është një projekt që vjen si shprehje respekti për territorin, një projekt që vjen me parametra urbanë miqësorë me territorin dhe projekt që merr në konsideratë elementë tradicionale të përkthyer në arkitekturë bashkëkohore. Ndërkohë kemi vijuar punën për rrjetin e shkollave, të cilat do të rilindin nga fillimi sepse të vjetrat praktikisht nuk ekzistojnë më, janë në proces nisjeje 9 objekte të tjera arsimore. Nis puna për banesat individuale dhe është në proces edhe puna për përforcimet e 170 pallateve për 1500 familje me grantet sipas nivele të dëmeve të dhëna nga qeveria shqiptare. Do kemi një qendër të re, do ndërtohet godina e re e bashkisë, një tjetër shkollë e re këtu pranë, do ndërtohet spitali i ri, ku puna tanimë është në proces dhe do të kemi një pamje krejt të re. Me kryetarin e bashkisë po punojmë edhe për transformimin e rrugës drejt kishës, që me siguri i shërben rritjes së mëtejshme të këtij qyteti për të mirëpritur njerëzit e shumtë”, tha Rama.

Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se se në këtë zonë do të ndërtohen  524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve evropiane. sipas tij kjo lagje do të jetë simbol i miqësisë mes dy vendeve.

 “Është jo vetëm një shembull i transformimit, por edhe një simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit të dy vendeve tona. Ndërkohë që ne po rindërtonim, edhe në Turqi ra një tërmet i rëndë. Miqtë tanë populli turk nuk e ndaloi ndihmën, bashkëpunimin, rindërtimin në Laç. Shumëkush mund ta shihte me skepticizëm rindërtimin. Miqtë tanë madje kanë qenë shumë skeptikë, i janë referuar traditës së qeverive të mëparshme që i linte punimet rrugëve. Zona 1 e do të përfundoje në mars 2021 dhe do të strehojë 61 familje.  Pjesa tjetër do të përfundojë në gusht të 2021. Paralelisht po punohet në zonën dy ku do të ndërtohen 200 apartamente”, tha Ahmetaj. Rreth 280 mln euro janë angazhuar nga donatorët me projekte specifike. Ky është një projekt i drejtpërdrejtë i qeverisë turke. Janë 4500 banesa individuale që do të ndërtohen në programin e rindërtimit. 1000 prej të cilave do jepen deri në 31 dhjetor të këtij viti”,tha Ahmetaj.

Ceremoninë për nisjen e punimeve për pallatet e reja në Laç e ka përshëndetur përmes nje lidhjeve me video konferencë edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

“Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne e shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin si pikëllimin tonë. Pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri mobilizuam mundësitë tona. Pas tërmetit, ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare. Pas katastrofës së tërmetit në nëntor ne vendosëm për të ndërtuar shtëpi për vëllezërit tanë shqiptarë. Pavarësisht pandemisë nënshkruam protokollin e memorandum dhe sot po zhvillojmë ceremoninë për hedhjen themeleve. Shpresoj që ky projekt që do të kushtojë 42 mln euro shpresoj të jetë i dobishëm. Do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë Shqipëri- Turqi. Shpresojmë që  fazën e parë ta përfundojmë sa më shpejt dhe t’ia dorëzojmë sa më parë vëllezërve tanë që kanë humbur banesat”, tha Erdoghan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA