Krishtlindjet këtë vit nuk do festohet si vitet e tjera. Mesha e përmotshme nuk do zhvillohet në 12 të natës.
Por ditën e enjte, datë 24 dhjetor do zhvillohen dy mesha pasdite, një në orën 16, dhe tjetra në orën 18.
Imzot George Frendo uron Krishtlindjet dhe ka një mesazh për të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. Ai kujton viktimat e tërmetit, sjell në vëmendje pandeminë, viktimat e dhunës dhe rreziqet që familjet shqiptare përballen. Imzot Frendo kujton dhe vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
“Krishtlindja na fton të gëzohemi për lindjen e një foshnjeje, si çdo foshnje ai nuk flet ai qan.
Jezusi qan për viktimat e tërmetit që ende janë nën çadra. Dhe si Jezusi që lindi jashtë shtëpisë edhe ata do ti kalojnë Krishtlindjet jashtë shtëpive të tyre. Po qan për viktimat e koronavirusit dhe familjet e tyre.
Jezusi po qan për viktimat e dhunës, duke parë sa shumë është rritur numri i vrasjeve.
Jezusi po qan sot edhe për rreziqet qe po përballon familja shqiptare.
Viktimat e pafajshme të divorcit janë fëmijët. Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambjent familjar.
Jezusi qan por edhe buzëqesh. Buzëqesh për solidaritetin e popullit në fatkeqësi, e ka treguar pas tërmetit edhe këto ditë, pas vrasjes së një djali 25-vjeçar.
Jezusi gëzohet kur sheh prindër që respektojnë njëri-tjetrin si të barabartë, kur fëmijët nuk kanë frikë t’ju afrohen prindërve”, shpehet Imzot Frendo.
Imzot Frendo e mbyll fjalën e tij duke uruar të gjithë shqiptarët, duke thënë:
“Le të jetë ky lutja jonë.
O zot ruaji Shqipërinë tonë, jepu gëzim politikanëve tanë që të tregojnë të mirën e përbashkët. Na lejo të qëndromë afër teje që në fytyrën tënde të shohim fytyrën e çdo njeriu. Çdo ditë të jetë një Krishtlindje për ne. Një ditë gëzimi dhe shprese. Krishtlindja le të sjell gëzim dhe shpresë”.
Top Channel