Krijimtari nga dritarja/ Në studion plot ngjyra të piktorit Helidon Haliti

23/12/2020 20:04

Në një studio plot me ngjyra, e rregullt si një galeri arti takojmë Helidon Halitin. Artistin që tashmë ka filluar të krijojë nëpërmjet fantazisë së tij, atë çka sheh nga dritarja.

Pranverën, apo stinë të tjera. Një krijimtari ndryshe kjo, sidomos pas faktit që ai kaloi Covid 19 dhe po për shkak të tij, humbi babin, Faslli Halitin

Helidon Haliti: Faslli Haliti nuk ishte babi, ishte poeti. Nuk ishte bashkëshortin ishte poeti. Nuk ishte qytetari, ishte poeti. Kështu që poezia vazhdon. Iku i bukur. i qetë fizikisht, pa vrazhdat dhe mundimet e pleqërisë së thellë. Ky është njëlloj çlirimi. Nga ana tjetër janë brengat që të mundojnë për një njeri jashtë zakonisht të vyer.

Dilemat e artisti përballë sëmundjes gjithmonë lidhen me veprën e tij. Pasi sot e ka mundur betejën me Covid, piktori ndihet i çliruar.

Helidon Haliti: Ishte një frikë që kishte tre vjet që më kishte kapur. Mendoja që duhet të le sa më shumë punë. Nuk duhet të le punë të shëmtuara. Duhet të jem në studio. Të punoj më shumë. Neglizhoja veten për shkak të këtyre. Tani unë punoj më i çlirët, më për qejf, më artistikisht. Më ka ikur ankthi që duhet të le sa më shumë punë.

Ndërkohë që artistët vuajnë mungesën e hapësirave për të ekspozuar, Haliti gjeti një zgjidhje alternativi. Punët e tij të fundit ai i ka ekspozuar në studion e tij. Studio e hapur, siç e quan.

Helidon Haliti: Arrita të ekspozoj këtë cikël, i cili duhet të ishte i hapur për publikun. Artistit nuk e bën vetëm për vete. Tashmë artisti ka dhe median e tij. Dhe publiku njihet me atë virtuale, por veprën fizike ka mundësi ta njohë vetëm në studio.

Top Channel