Kosova në zgjedhje pa buxhet/ Nuk ka dakordësi për të votuar dokumentin e hartuar nga qeveria “Hoti”

23/12/2020 19:57

Kosova rrezikon të shkoj në zgjedhje pa votim të projektbuxhetit për vitin 2021.

Për këtë projektbuxhet, Qeveria nuk e ka shumicën e nevojshme parlamentare prej 61 votave.

Por, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti tregon se ka kontaktuar partitë politike opozitare për t’u kërkuar votimin e projektbuxhetit përmes së cilit do të ndahet linja e veçantë buxhetore edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në Lëvizjen Vetëvendosje pretendojnë se ky projektbuxhet nuk mund t’i dërgohet Kuvendit për votim derisa Qeveria është në largim.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se ende nuk kanë një qëndrim.

Nëse buxheti për vitin 2021 nuk miratohet dhe vendi shkon në zgjedhje, atëherë me automatizëm bëhet ndarja buxhetore për muajin janar dhe shkurt për paga dhe borxhe, ndërsa për muajin mars nevojitet miratimi i kuvendit.

Top Channel