Hyri i dehur në Komisariatin e Korçës/ Ofendoi dhe kërcënoi policët, prangoset 22-vjeçari
23/12/2020 14:36
Një i ri ka rënë në pranga në Korçë, pasi kanosi me mjet të mprehtë, për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. F., 22 vjeç, banues në Korçë.
Mësohet se 22-vjeçari ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.
Top Channel