E rëndë në Tiranë/ Tenton t’i japë fund jetës, i riu hidhet nga Ura e Institutit, dërgohet me urgjencë në spital

23/12/2020 13:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë tek ura e Institutit, ku një i ri, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit.

Sipas policisë, 30-vjeçari P.S është vetë-hedhur nga Ura e Institutit, e se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA