Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga breshëria e armëve mbrëmjen e sotme në lagjen “Dobraç” të qytetit të Shkodrës.

Gazetarja Anila Hoxha tha mbrëmjen e sotme se është në pronësi të dy vëllezërve, ku njëri nga ata është polic.

Nuk dihen ende shkaqet dhe nëse ka çështje të pazgjidhura mes tyre dhe autorëve. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja por vetëm dëme materiale.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në afërsi të bustit të “5 Heronjve të Vigut”.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA