Chelsea harroi 2 humbjet radhazi të pësuara ndaj Evertonit dhe Wolverhamptonit dhe rikthehet te fitorja në kampionatin anglez të futbollit teksa mposhti lehtë në Stamfoprd bridge West Ham në derbin londinez me rezultatin 3-0.

Në pjesën e parë të sfidës pati 2 gola të anuluar për skuadrën mike të Rice dhe Bowen; njëri për pozicion jashtë loje, kurse i dyti për një faull të shkaktuar më parë nga Kavanagh.

Chelsea përfitoi dhe në minutën e 10 gjeti avantazhin me Thiago Silvën pas ekzekutimit të një goditje këndi dhe me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë në për minuta të tëra u karakterizua nga një lojë e zhvilluar në mesfushë me ndonjë shpërthim individual, një skenar që u përsërit edhe në pjesën e dytë.

Në këtë 45 minutësh të dytë, asnjë prej portierëve nuk u përballën me momente të rrezikshme, por kjo zgjati deri në momentin kur Tammy Abraham vendosi të mbyllë llogaritë e sfidës kur në minutën e 78 shënoi golin e dytë për Chelsean duke shfrytëzuar një gjuajtje-kros të Werner, ndërsa në të 80 shënoi edhe golin e tretë për Blutë duke dërguar në rrjetë një top të kthyer nga Fabianski pas gjuajtjes së Pulisic. Është kjo një fitore që e bën Chelsean që të përballojë të famshmen Boxing Day si skuadra e vendit të pestë në kampionat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA