Nesër Kukësi-Tirana/ Përballja më e rëndësishme e javës së 10-të Superligës

22/12/2020 12:11

Kukësi -Tirana do të jetë përballja më e rëndësishme në letër të paktën në këtë javë të parë të fazës së dytë të Superligës.

Bardheblutë mbyllë]n të parën me një bilanc jo të mirë dhe për këtë trajneri Nevil Dede i vë theksin edhe një herë faktit që në asnjë ndeshje deri më tani nuk e ka patur të plotë grupin.

Shumë sportist nesër do t’i kemi gati dhe do japin më shumë se ç’kanë dhënë deri më tani. Me pak fjalë problematika të besdis por por mua në më shqetëson.

Pas fitores në Lac dhe asaj ndaj Apollonisë, barazimi në Korçë u pa si një humbje, por gjithsesi Dewde është i bindur se një fitore me Kukësin do të bëjë të harrohet gjithcka.

Nga ana tjetër edhe skuadra e Kukësit do të vij në këtë përballje me Tiranën pas një humbjeje në pamje të parë surprizë me Kastirotin, megjithatë përballja me bardheblutë do të jetë tjetër gjë.

Ndërkohë në këtë javë të 10-të do të luhen edhe Partizani-Kastrioti Laci-Bylis, SKëndëerbeu-Teuta dhe Apollonia-Vllaznia, ndeshje këto të cilat do të keni mundësinë si gjithmonë t’i ndiqni drejtpërdrejtë edhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel