Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Avullah Hoti tha se e pranon dhe do ta respektojë vendimin e saj.

“Jeni në dijeni që vendimi i Gjykatës është bërë publik, sigurisht unë e pranoj plotësisht këtë vendim dhe do ta respektoj pa asnjë diskutim. Nuk do të lëshohem fare në diskutim. Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se vendimet e qeverisë aktuale mbeten në fuqi dhe qeveria mbetet në detyrë. Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat. Tash është obligim kushtetues që të ndiqen procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne do t’i kryejmë obligimet tona, dëshiroj t’i siguroj të gjithë qytetarët se do të jemi në krye të detyrës karshi obligimeve”, tha ai.

Ai ka bërë thirrje që të votohet buxheti për vitin 2021 para se vendi të shkojë në zgjedhje.

“Tash përpara e kemi një punë që është buxheti dhe bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërbëhet pa votimin e buxhetit për vitin 2021. Kam mbajtur një takim edhe me bizneset dhe kërkesë e tyre është ky buxheti të votohet”, tha ai.

Top Channel