Wake Up/ Enkelejd Zoja rrëfen kritikun Gëzim Qëndro përmes veprës “Vizitë në plagë”

22/12/2020 13:27
Enkelejd Zonja në Wake Up

Piktori Enkelejd Zonja ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku rrëfeu kritikun Gëzim Qëndro, përmes veprës “Vizitë në plagë”.

Ai tha se është një vlerësim kur një kritik i kapacitetit së Profesor Gëzim Qëndros frymëzohet nga një vepër e jotja, njëkohësisht është edhe një privilegj sesi një kritik i tillë mund të hedhi dritë një diçkaje që ty s’të ka shkuar mendja, por për të parë edhe se si ky intelektual shikon një vepër të tillë që ka referenca nga e kaluara.

 “Është një vlerësim kur një kritik i kapacitetit së Profesor Gëzim Qëndros bën ose frymëzohet nga një iniciativë nga një vepër e jotja, njëkohësisht është edhe një privilegj sesi një kritik i tillë mund të hedhë dritë një diçkaje që ty s’të ka shkuar mendja ose autor i veprës, por njëkohësisht për të parë edhe sesi ky intelektual shikon një vepër të tillë që ka referenca nga e kaluara. Në libër, Gëzim Qëndro e specifikon se çdo sy ose çdo botë e një personi ose një kritik arti i ka ato lloj kapacitetesh për ta parë një vepër në dimensione të ndryshme. Kjo pikëpamje e ndryshme e audiencës ku varet shumë nga formimi intelektual që ka personi në vetvete dhe sa më shumë bagazh të ketë në artin pamor aq më shumë dritare pikëpamje i jep veprës. Nuk mund të them që më ndryshoi perceptimin, por më hapi një dritare, por është në interesin e autorit për ta parë sesi mund ta shikojë një kritik arti. Unë e kam parë këtë vepër jam shumë kurioz për të parë dimensione të ndryshme nga kritikë ose individë të ndryshëm, në këtë rast unë pashë disa gjëra që nuk mund ti shikoja sepse bota ime është e ndryshme, por duke qenë se Gëzimi ka profesion tjetër të të menduarit ose të dijes që e ka akumuluar ndër vite, atëherë është edhe në interes të autorit, por edhe atyre që do të lexojnë librin për të parë se si kjo vepër përshtatet në zonat që ty nuk të ka shkuar në mendje për t’i parë. Ishte ekspozuar vepra në atë kohë ku ishte vepra ‘Onufri i parë’ në vitet 2010-2011 dhe më tha që dua të të takoj sepse më duket sikur më ke lexuar mendjen dhe në ato momente dua të shikoj veprën, unë e kisha takuar disa herë por në distancë, takimi i parë ka qenë tek kafja përballë në krah të galerisë së arteve, pasi pamë veprën dhe pyetja e parë ishte si të shkoi mendja tek kjo gjë dhe ato që i thashë unë ishin surprizuese nga ato çfarë ai shikonte tek vepra, pra ai gjente aty ato zona që i kishte akumuluar ndër vite. Unë e kam njohur si ish-drejtori i galerisë së artit dhe mendoja që një ditë do e takoja dhe erdhi momenti, por e shikoja si një mendje të ndritur, nga të paktit persona që ishin dedikuar kritikës së artit. Në fillim ishte pak dramatike, por më kujtohet një shprehje ku ‘artisti ka nevojë për një kaos brenda vetes’, por ishte goxha produktive ku edhe izolimi bëri të vetën duke u marrë me pikturën dhe leximin, por presioni i madh të imponon nga  gjendja emocionale ku vepra merr një formë tjetër që as ti nuk e ke pritur ose menduar. Vetë situata siç erdhi ndryshe nga muzika, por edhe në rastin e artit pati vështirësitë e veta dhe 2-3 evente që pata u anuluan. Kjo është jeta, por duke i dhënë mundësi artit ku pa art do ishte një ehhh…”, tha Enkelejd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA