​SHBA fton partitë dhe institucionet të respektojnë vendimin e Kushtetueses

22/12/2020 10:10

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo pas vendimit të Kushtetueses që vota e Ethem Arifit është shpallur e pavlefshme duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve.

Po ashtu, SHBA kërkon që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA