​105 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 18 në gjendje më të rëndë

22/12/2020 09:54

105 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë që 74 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 18 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Po ashtu në raportin 24 orësh nga spitali thuhet edhe se janë 8 pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar.

“8 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 105 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator (CPAP), 74 pacientë janë në oksigjen terapi, ndërsa nga këta, 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

Top Channel