Ditën e sotme, gjatë një mbledhjeje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, Pandeli Majko ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.
Një vendim i qeverisë i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania. Në aplikacionin E-Albania do të ketë një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen, por Pandeli Majko tha se po komunikon me KQZ-në që emigrantët të votojnë edhe pa regjistruar adresat e tyre.
KQZ ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Vota e emigrantëve ka qenë një ndër pikat e pakta që ka bërë bashkë të gjitha palët në tryezën e Këshillit Politik, e përfshirë në marrëveshjen e “5 qershorit”, por në dorë iu la KQZ-së së re për të bërë të mundur zbatimin e saj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.
Diskutimi në Nënkomision:
Majko: Emigrantët votojnë dhe pa treguar adresat.
Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura që mundësojnë votën e emigrantëve.
Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ-në. Roli im i rezervuar, sepse KQZ-ja është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ-ja të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim.
Top Channel