“Vuçiç nuk e do paqen”/ Reagimi i zv/kryeministrit të Kosovës për deklarimet e Presidentit serb

21/12/2020 16:33
Aleksandër Vuçiç

Deklaratat e Presidentit serb, Aleksandër Vucic “se sa të jetë kryeministër i Serbisë nuk do të ketë njohje të Kosovës”, janë mesazh për bashkësinë ndërkombëtare se ai nuk e do paqen në rajon.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, i cili ka shtuar se kushdo që pret që Vucic ta pranojë publikisht se në një të ardhme mund ta njohë pavarësinë, është naiv.

Tahiri ka kërkuar që këto deklarata të mos merren parasysh nga skena politike në Kosovë.

Me gjithë insistimin e Qeverisë Hoti se dialogut i janë rikthyer për ta diskutuar njohjen reciproke kjo nuk ka ndodhur deri tani.

Madje, në takimin e fundit mes koordinatorëve me 13 dhjetor nën drejtimin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajcak, i janë rikthyer temave të diskutuara në kuadër të dialogut teknik, si pensionet dhe kadastra, për këtë të fundit është arritur marrëveshje me 2011-të, por që pala serbe nuk e ka zbatuar.

Top Channel