Tregoi orgjinën hebreje/ Kërcënohet Miss-i në Francë: Xhaxha Hitleri harroi t’ju shfaroste

21/12/2020 12:27

Kanë ngjallur frikë dhe zemërim deklaratat e ndyshme në rrjetet sociale, të cilat kanë patur si shënjestër vajzën e klasifikuar në vend të dytë në konkursin e bukurisë Miss Franca.

Bukuroshja April Benayoam, në prezantimin e saj gjatë programit pohoi se ishte me origjinë izraelite.

“Vij nga ambiente dhe kultura të ndryshme”, ka pohuar vajza.  “Mamaja ime është serbo-kroate dhe babai im izraelo-italian.”

Kanë mjaftuar këto fjalë dhe një ortek fyerjesh dhe kërcënimesh kanë mbërritur në adresë të bukuroshes në plaftormën Twitter. Disa prej tyre ishin tejet të frikshme:

”Do mallkosh veten përse je gjalle,” “Xhaxha Hitleri kishte harruar t’ju shfaroste,” ishin komentet me te ashpra ne Twitter.

Kërcënimet dhe fyerjet me karakter të pastër antisemit u dënuan menjëherë nga ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin, i cili kërkoi dhe hetimin e burimeve dhe adresave nga ku u nisën këto mesazhe.

“Është vërtet e trishtueshme që vazhdojnë të ekzistojnë ende qëndrime të tilla edhe në 2020-ën”, u shpreh bukuroshja 21-vjeçare gjatë konkursit. “Por megjithatë nuk ndjehem aspak e prekur.”

Në konkursin e bukurisë, 21-vjeçarja April Benayoam përfaqësonte rajonin e Provencës. Miss Franca është një nga konkurset më të vjetra në botë. I pari konkurs bukurie i organizuar në këtë vend u mbajt në vitin 1920, por vetëm në 1928-ën u pagëzua zyrtarisht me emrin qe mban edhe sot.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA