Nxit debate vizita e Osmanit në Tiranë, Nesho: Nuk ishte provokim, por u perceptua si i tillë

21/12/2020 21:53
Diplomati Agim Nesho

Vizita 3 ditore e Presidentes në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë zgjoi debate për shkak të deklaratave të forta të saj.

Diplomati Agim Nesho i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” tha se ajo ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer duke hedhur idetë me deklaratat e saj. Ai thekson se deklarata e saj nuk ishte provokim por u perceptua si provokim sepse u menaxhua në mënyrë të gabuar nga qeveria shqiptare.

Është një nga politikanet më popullore në Kosovë. Për vizitën e Osmanit,  ajo ka luajtur rolin e një shtetarerje dhe jo politikaneje për interesat e saj. Vjosa u tregua një shtetare me vizion për të ardhmen, ka parashtruar ato gjëra që janë diskutuar dhe nuk është pasur guximi për tu shprehur. Kemi pasur mesazhe të vazhdueshme të Biden që ta trajtojnë Kosovën në mënyrë sovrane. Në Minishengen u votua për t’i dhënë avantazh Trump gjatë fushatës elektorale. Ishte një fitim i politikës së Serbisë që u arrit edhe në SHBA. Kosova të mos përdoret nga demagogët për të fituar votat përpara një krize ajo thotë të bashkohet me Kosovën. Pse i ka prishur etikën diplomatike mes dy shteteve? A është kjo një ndërhyrje e brendshme? Zonja si presidente ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer ka hedhur idetë. Nuk ishte provokim por u perceptua si provokim sepse u menaxhua në mënyrë të gabuar nga qeveria shqiptare”, tha Nesho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA