“Homazh grave shkrimtare”/ Mira Meksi flet për çmimin “Romani më i mirë”

21/12/2020 19:53

Mira Meksi është fituesja e romanit më të mirë të vitit 2019 me « Diktatori në kryq ».

E para zonjë e letrave shqipe që ka marrë një çmim te tillë prej 30 vitesh. Unë e kam në lidhje të drejtpërdrejtë dhe kjo është pyetja e parë që kam për të.

“Jam shumë e nderuar dhe ky është një homazh për gratë shkrimtare”, tha Mira Meksi.

Si lindi ky roman?

Lindja e romani është e vështirë. Gjithmonë me ka intriguar historia e diktatorit dhe tipologjisë së diktatorëve të kuq të pasluftës. Aq më tepër kur zbulova një simbol aq të rëndësishëm të krishterimit dhe ortodoksisë si Kisha e Labovës dhe Kryqi i saj. Këtu lindi romani me diktator dhe kryq”, tha Meksi.

Përveç ngjarjeve historike keni futur dhe elementë politikë. Pse? Apo nuk mund të bëje ndryshe?

“Izolimi dhe vetmia e tij për shkak te pushtetit absolut dhe marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe me familjarët është kryesore. Shkrimtarët janë shumë të interesuar për ngjarjet politike”, tha ajo.

A është ky edhe një homazh për gjuhën shqipe?

“Unë i kam kushtuar jetën gjuhës shqipe dhe jam shërbestare e saj. Historia në një libër nuk është aq e rëndësishme sa gjuha”, tha Meksi.

Top Channel