Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë! “Daily Mail”: U vra në sy të të dashurës britanike, hakmarrje për pazare droge

20/12/2020 10:59
Restoranti ku ndodhi vrasja

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 18 dhjetor në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.

42-vjeçari shqiptar, Brandon Bregu  u qëllua për vdekje në tarracën e një lokali të njohur britanik të quajtur “The Orange Tree”, në sy të të dashurës nga një person i armatosur dhe me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Shtypi lokal e ka përshkruar partneren e tij, i cila ishte ulur me të në tarracën e lokalit kur u sulmua, si britanike.

Viktima ishte i njohur për policinë, që po e heton vrasjen si një vrasje hakmarrje e lidhur me trafikun e drogës, shkruan “Daily Mail”.

Restoranti ku ndodhi ngjarja

Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se kishte ‘pak dëshmitarë’.

Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të Premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të urgjencës për të shpëtuar jetën e tij.

Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt.

Hetuesit kuptohet se janë përqëndruar në teorinë se vrasja është e lidhur me një operacion policor kundër tregtisë së drogës muajin e kaluar që çoi në tre bastisje, duke përfshirë një në një lokal në Alfas del Pi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA