Në gjithëherët që mund të vizitosh Beratin, mendja të shkon në fshatrat e tij.

Ilnisa Agolli na çon në Lapardhanë e madhe, në ciklin e përjavshëm “Fshatrat e Shqipërisë”. Lapardhaja, nuk i përngjan një fshati se sa një qyteze. E ndarë në dy pjesë, me lagje që nuk kanë të mbaruar, e vetmja gjë që mendon janë njerëzit, jetesa e tyre, fati i fshatit që nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm me gjithë tokat bujqësore që ishin koperativë e tipit të lartë, një titull që pak zona e gëzonin.

Po sot? Nga Berati mund të shkosh në më pak se 20-të minuta. Objekti parë që sheh është xhamia. Vetë imami i xhamisë na tregon për të dhe besimin, që këtu është parësor në gjithë familjet. Fshati është i gjithë mysliman. Do të bëjmë ndalesa në të gjithë shtëpitë.

Do të shohim gjithë tokat bujqësore dhe më e rëndësishmja do të kuptojmë këta njerëz që edhe pse të varfër, pasurinë më të madhe kanë shpirtin. Në

Lapardha komunikimi nuk mungon dhe në Lapardha në mendje të mbeten sytë dhe fjala e këtyre njerëzve të mirë. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi! Njihuni me videon poshtë, me fshatin që gjallë e mban tradita, mikpritja, energjia dhe optimizmi në një kohë që rrallë e gjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA