Një person ka rënë në pranga në Krujë, pasi organizoi muzikë live në mënyrë të përsëritur, në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, duke kundërshtuar kështu Aktin Normativ. Po kështu u ndalua një shtetas i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i 8 vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u konstatua se në Fushë-Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L. ishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur. 45-vjeçari, banues në Milot, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” u arrestua në flagrancë për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjëndjes së epidemisë “.
Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzik live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Ndërkohë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, efektivët ndaluan shtetasin E. S., 23 vjeç, banues në Fushë Mamurras. Ky shtetas është autori i dyshuar i 8-të vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit O. Xh., rreth 30.000 lekë.
Më datë 26.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases R. M., rreth 30.000 lekë, 2 aparat celular dhe bizhuteri floriri.
Më datë 15.12.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. L., një laptop.
Më datë 27.11.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit L. P., rreth 30.000 lekë dhe një televizor.
Më datë 19.10.2020, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit Sh. Z., por pasi është pikasur nga pronari i shtëpisë është larguar.
Më datë 10.10.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit T. Gj., rreth 70.000 lekë.
Më datë 13.07.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases A. D., disa sende shtëpiake.
Më datë 13.08.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. C., rreth 3 milion lekë dhe bizhuteri floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel