Mësohet arsyeja pse Gattuso po paraqitet me njërin sy të mbyllur në ndeshjet e Napolit

20/12/2020 22:50

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është paraqitur me njërin sy të mbyllur edhe sonte gjatë ndeshjes me Lazion, pasi ai është duke vuajtur prej kohësh nga sëmundja “Myasthenia Ocular.”

 

Kjo është një sëmundje auto-imune që prek muskujt jashtë syrit, të cilët kontrollojnë sytë dhe qepallat.

Ata dobësohen lehtësisht dhe mund të shkaktojnë shikim të turbullt ose rënie të kapakëve të syve, përcjell KosovaPress.

Në mënyrë që të luftojë këtë problem shëndetësor, Gattuso ka mbajtur syze korrigjuese, pastaj një copë letre në syrin e tij të djathtë.

Gjendja mund të përkeqësohet herë pas here dhe duket se ka qenë shqetësuese për Gattuson për 7-10 ditët e fundit.

Ndërkohë Napoli ka pësuar disfatë sonte nga Lazio në Serie-A më rezultat 2-0 me golat e Ciro Imobile dhe Luis Albertos.

Top Channel