Viktima Brandon Bregu

Kjo është fotoja ekskluzive që disponon Top Channel e shqiptarit të vrarë në Spanjë këtë të premte (18 dhjetor). Viktima është Brandon Bregu me origjinë nga Lushnja.

42-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje në tarracën e një lokali të njohur britanik të quajtur “The Orange Tree”, në sy të të dashurës nga një person i armatosur dhe me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Shtypi lokal e ka përshkruar partneren e tij, i cila ishte ulur me të në tarracën e lokalit kur u sulmua, si britanike.

Viktima ishte i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar për trafik droge dhe armësh, dhe prandaj vrasja po hetohet si një hakmarrje e lidhur me trafikun e drogës.

Viktima Brandon Bregu

Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se kishte ‘pak dëshmitarë’.

Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të Premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të urgjencës për të shpëtuar jetën e tij.

Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA