Në një rrugëtim me ngjyra tejet ekspresive në vitet ’30, piktori i ri gjakovar Abdurrahim Buza, i sapokthyer nga studimet në Firence, solli portretet e tij të para.
“Ai filloi t’i pikturojë figurat me ngjyrat e luleve. Me jeshile, me të kuqërremta, që krijonte një gjendje jo fort të këndshme. Dhe ato mbetën si fillime të pikturës shqiptare impresioniste”, u shpreh Kujtim Buza.
I përcaktuar “me doreza” si “stilizues” dhe “ekspresiv”, ai i mbijetoi shpesh kritikave, duke u propozuar gjithnjë si një zë ndryshe në realizmin socialist. Me kalimin e kohës, Buza do të përcaktohej si një nga personalitetet më origjinale të artit të kohës, ndërsa personazhet e tij “përherë shqiptarë”, dallohen nga gjestikulimi karakteristik dhe ai nuk u ndahet ngjyrave. Të gjitha këto sot ruhen nga i biri i tij, Kujtimi.
“Këtu janë gati 200 vjet pikturë e art, kjo është pasuria ime”, shprehet ai.
Por cila është historia e një ndër familjeve më të mëdha të artit shqiptar, dhe çfarë rrëfehet aty?
“Siç duket ranë dakord që nëna të zhvishej dhe ta pikturonte. Në atë kohë kur gratë ishin me fehrexhe, ajo pranoi t’i zhvishej burrit të saj artist. Nuk e bënte shpesh këtë punë, por nganjëherë edhe kemi provuar që të kemi bashkëpikturuar. Megjithatë edhe unë kam qenë kokëfortë edhe kam dashur të gatuaj bukën me miellin tim”.
Kush është mielli juaj?
“Mielli im është ai që kam mbledhur fushave, arave, maleve, kodrave. Kam shëtitur me kasetë në krah”.
Të dielën, 20:15 në Exclusive – “Familja Buza, tre breza piktorësh”
Top Channel