Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht me armë babanë e tij, efektiv i FNSH-së teksa luante bilardo ! (emri)

20/12/2020 14:15
Vendi ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Mësohet se djali i tij i mitur i ka marrë armën nga brezi teksa ky i fundit luante bilardo dhe e ka shkrepur aksidentalisht, por plumbi ka rezultuar fatal për efektivin Roland Bicerri.

Informacioni paraprak nga policia

Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

FOTO GALERI
5/5
Foto nga vendngjarja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA