Ish-deputeti i PD-së Bedri Çollaku ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare pasi u prek nga COVID.
Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko. Çollaku ndodhej prej disa ditësh i shtruar në një spital në Turqi ku po merrte kurim por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë dot koronavirusit.
Në vitin 1996 ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Gjithashtu Çollaku ka pasur një karrierë të gjatë fushën e ekonomisë ku ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.
“Me hidhërim të thellë u njoftova për largimin e parakohshëm nga jeta të z. Bedri Çollaku. Me një karrierë të spikatur e mbi 40-vjeçare në fushat e bankingut qendror e tregtar, z. Çollaku do të kujtohet si një ndër ekspertët që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.Çollaku ishte drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit. I nderuar me çmime të shumta për punën e tij si ekspert i sistemit bankar, interesat dhe përvoja e spikatur e z. Çollaku u pasqyruan edhe në rolin menaxherial që kreu me energji e ndershmëri deri në fund të jetës. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes e miqve. Kjo është një ditë e trishtë për sistemin bankar të vend“, shkruan Sejko.
Top Channel