Kanadaja është e gatshme të ndajë me pjesën tjetër të botës çdo tepricë të vaksinave antiCOVID-19, tha sot kryeministri kanadez Justin Trudeau.
“Nëse kemi më shumë vaksina nga sa na duhen, është e sigurt që do t’i ndajmë me të gjithë botën”, tha ai.
Sipas Trudeau, Kanadaja, një vend me 38 milionë banorë, ka porositur më shumë se 400 milionë doza vaksinash nga shtatë grupe farmaceutike, një nga raportet më të larta në botë. Kanada ka në plan të vaksinojë tre milionë persona deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2021.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca për Vaksinat (Gavi), kanë ngritur një mekanizëm COVAX (COVID-19 Vaccine Global Access: Qasje globale në vaksinat kundër COVID-19) për shpërndarjen e vaksinave antiCOVID-19 në vendet e pafavorizuara.
Top Channel